Kuvendi, në seancën e 80-të të sotme, e verifikoi mandatin e deputetit të ri Zeqirja Tairi nga VLEN, i cili zëvendëson Bekim Salin, pasi i njëjti u amërua për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër për Çështje Evropiane
Në fillim të seancës, sipas propozimit të një grupi deputetësh, u tërhoqën projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë dhe Ligjit për Punët e Brendshme, të dyja sipas procedurës së shkurtuar.
Gjatë vazhdimit të seancës, Kuvendi duhet të zgjedhë Arlinda Kadri-Shahinoviç dhe Suzana Joshevska-Anastasovska si anëtare të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuara nga kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova.


