Pa ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje e përbashkët mes partive shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Besa thonë se nuk janë duke zhvilluar negociata me asnjë subjekt për ndonjë platformë ndërsa përsërisin qëndrimin se nuk marrin pjesë në takimet që do ti ftojë kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
“Së pari herë, nuk kemi marrë asnjë ftesë për një takim të tillë. E dyta edhe po të marrim ftesë nga kryetari i BDI-së, ne nuk marrim pjesë për shkak se nuk ka legjitimitet politik as kredibilitet moral të ftoj në takim liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Ne nuk kemi asnjë negociatë me asnjë negociatë me partitë shqiptare në Maqedoni për të hartuar një marrëveshje të përbashkët. Ajo që është e vërtetë është se ne jemi në kontakt me shtetin shqiptar, me Ministrin e Jashtme të Shqipërisë që të mund të dakordohen pikat themelore të interesit shqiptarë në Maqedoni por pse jo edhe të vet shtetit të Maqedonisë”, tha Zeqirija Ibrahimi Nënkryetar i Lëvizjes BESA.