Mbrëmë Kuvendi i Alternativa – dega Çair, unanimisht për shef të Shtabit Zgjedhor në Çair zgjodhi Zeqirija Ibrahimin.
Gjithashtu, në mbledhjen e mbrëmshme kuvendarët e degës njëzëri votuan edhe listën e këshilltarëve komunal për zgjedhjet e 17 tetorit, ku së shpejti pritet të dihen edhe emrat e nominuara për këshilltarë komunal të koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët.