Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi reagimet e koalicionit VLEN lidhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë në protestën e studentëve për Jurisprudencën, duke thënë se VLEN-it i ka penguar vetëm prania e përfaqësuesve të BDI-së.
Sipas saj, në protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, por kjo nuk ka nxitur reagime nga VLEN-i.
“Është interesante se në protest ka pasë përfaqësues të lartë të LSDM-së, mirëpo VLEN-it ata nuk I pengoi. Kishte edhe të Aleancës së Selës dhe Taravarit. Sa i takon pjesës së dytë të pyetjes apo të fundit. Përfaqësuesit e VLEN-it për gjithçka e fajësojnë BDI-në. Është edhe turp pasi një pjesë e madhe e tyre sa kanë qenë në BDI, kanë qenë në krye të vendit në BDI”, deklaroi Zendeli.


