Lëvizja Besa ka shpalosur të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve që kanë ndodhur në komunën e Likovës.
Kandidati komunën e Likovës nga rradhët e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli, u shpreh se ka funksionuar i ashtuquajturi “bullgarski voz”, janë blerë vota, ka pasur kërcënime si dhe është votuar për pesona që nuk ishin në listat e zgjedhjeve.
“Votim grupor apo mbushje kutish, ëshë votuar për persona që nuk janë fare në RM, ka funksionuar i ashtuquajturi “bullgarski voz” blerje votash, presion edhe pas numërimit të votave në disa vendvotime ndaj komisionerëve me qëllim ndryshimin e rezultatit dhe atë me oferta shumë joshëse”, tha Shaban Zendeli.