Në Maqedoninë e Veriut në 15 korrik votohet për zgjedhjet parlamentare. Si asnjëherë më parë vota shqiptare pritet të ndahet në tresh, mes Aleancës dhe Alternativës, BDI-së dhe BESËS dhe SDSM-së maqedonase. Në vijim keni intervistën me kandidaten për deputete në zonën 5, Zelfina Sela (Alternativa-ASH).
Foldrejt.com: Pse zgjodhet të kandidoni tani dhe me partinë Alternativa?
Sela: Në jetë ka raste kur për vite me rradhë të mbyllen dyert, të neglizhojnë, megjithatë ka raste edhe kur te jepet mundesia. Kjo mundësi m’u dha mua nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe e pranova si një privilegj të madh në jetën time.
Foldrejt.com: Ç’farë ju premtoni votuesve tuaj?
Sela: Votuesve të mi ju premtoj se do jem zëri i tyre në parlament dhe kurrë nuk do i braktis për interesa meskine.
Foldrejt.com: Sa është e vështirë që femra shqiptare të merret me politikë?
Sela: S`mund të them se nuk është e vështirë. Femra shqiptare është shumë e paragjykuar, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të dorëzohemi përpara sfidave të tilla.
Foldrejt.com: Pse duhet shqiptarët të votojnë për ju?
Sela: Shqiptarët duhet të votojnë për ne sepse “TASH ËSHTË KOHA” për një ndryshim rrënjësor në vendin tonë.