PRESIDENTI UKRAINAS I KA SHKRUAR NJE LETER LIDERIT KINEZ XI JINPING, DUKE E FTUAR ATE PER BISEDIME NE LIDHJE ME AGRESIONIN RUS
Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky e ka cilësuar rrëzimin e helikopterit si shkak i luftës që po zhvillohet. Ukraina nuk ka pretenduar përfshirjen ruse por shërbimi shtetëror i sigurisë po heton shkaqet duke përfshirë shkeljen e rregullave të fluturimit, një mosfunksionim teknik dhe shkatërrimin e qëllimshëm të helikopterit. Ndërkaq luftimet vijojnë në jug dhe lindje të vendit ku Donbasi është bërë epiqendra e bombardimeve.
Nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se rrëzimi i helikopterit ndodhi për shkak të luftës.
14 persona humbën jetën mes tyre Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zëvendës Shefja e Shërbimit të Patronazhit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kreu i mbrojtjes së Departamentit të Policise Kombëtare dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë.
29 persona mbetën të plagosur mes tyre 15 fëmijë pasi helikopteri ra në një çerdhe nga ku më pas edhe një ndërtesë banimi mori zjarr për shkak të përplasjes së fortë. Ukraina nuk ka pretenduar përfshirjen ruse, por Zelensky tha në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se tragjedia ishte pasojë e luftës.
Zyrtarët ende nuk kanë dalë në një raport përfundimtar në lidhje me për shkakun e rrëzimit. Shërbimi shtetëror i sigurisë ka deklaruar se po heton shkaqet e mundshme, duke përfshirë shkeljen e rregullave të fluturimit, një mosfunksionim teknik dhe shkatërrimin e qëllimshëm të helikopterit. Ndërsa gjithashtu edhe një komision special është ngritur për të hetuar në mënyrë të detajuar rrëzimin e tij që sipas të dhënave paraprake dyshohet se heilkopteri ka fluturuar në një lartësi të ulët për të shmangur goditjen e raketave ruse. Helikopteri ishte një Super Puma i furnizuar nga Franca po udhëtonte në një zonë të vijës së parë në kushte të këqija atmosferike.
Ndërkaq presidenti ukrainasi ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime. Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas. Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin. Disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.
Nga ana tjetër luftimet janë përqendruar në jug dhe lindje të Ukrainës. Situata në vijën e frontit mbetet e vështirë, me Donbasin që është epiqendra e betejave më të ashpra . Tanimë po shihet një rritje graduale të numrit të bombardimeve dhe përpjekjeve për të kryer veprime sulmuese nga pushtuesit. Forcat ruse kanë bërë presion për muaj të tërë për kontrollin e qytetit të Bakhmut në Donetsk, por me sukses të kufizuar, dhe kanë zhvendosur vëmendjen e tyre në qytetin më të vogël Soledar në javët e fundit.