Rusia pretendon se trupat e saj kanë avancuar në lindje të vendit, duke thyer mbrojtjen në dy zona të fortifikuara në rajonin e Luhansk, ndërsa Kievi kërkon me urgjencë furnizime të reja me armatime. Kremlini ka intensifikuar sulmet rreth Ukrainës lindore dhe jugore gjatë javëve të fundit, mes paralajmërimeve të Kievit dhe Perëndimit për një ofensive të re madhore nga trupat pushtuese.Rusia ka përqendruar përpjekjet kryesore në qytetin e Bakhmut, në rajonin e Donjetsk. Presidenti Zelensky e përshkroi situatën atje si tejet të vështirë dhe tha se po luftohej për çdo metër territor. “Situata në frontin e luftës, veçanërisht në rajonet e Donjetsk dhe Luhansk mbetet shumë e vështirë. Betejat po zhvillohen për çdo metër të tokës ukrainase. Ukraina po konsumon predhat, me ritëm më të shpejtë nga ç’mund t’i prodhojë perëndimi dhe kërkon avionë lufte e raketa me rreze të gjatë për të përballuar ofensivën ruse e për të çliruar territorin e humbur.Shtetet e bashkuara dhe NATO u zotuan se ndihma nuk do të mungojë, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes në Bruksel. “Presim një ofensivë të re madhore nga Rusia në pranverë. Ukraina po lufton prej një viti, prandaj do të bëjmë gjithçka të mundur për t’i siguruar municionet e nevojshme sa më shpejt”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Sipas “Wall Street Journal”, ushtria amerikane po vlerëson mundësinë e dërgimit të mijëra armëve të sekuestruara dhe më shumë se 1 milion municione qe besohet se ishin të destinuara për milicitë e mbështetura nga Irani në Jemen. Në një reagim të fundit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrorv tha se politika e perëndimit për të transformuar Ukrainën në një bastion anti-rus, po arrin në një pikë pa kthim.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Viktima në Majac të Podujevës u gjet në veturë pa shenja jete, vdes edhe njëra nga të plagosurat – Policia jep detaje për rastin
- Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës, 9 persona në hetim në gjendje të lirë
- Fluturimi i parë i taksive ajrore elektrike hap epokën e transportit urban në San Francisko
- 27 anije sulmohen që nga fundi i shkurtit/ Komuniteti detar global paralajmëron rrezikun e shtuar në Ngushticën e Hormuzit
- Biseda Trump-Starmer zgjati 20 minuta dhe ishte ‘konstruktive’
- Shërbimet e sigurisë japin alarmin për shtyrjen e tranzitit të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, rritet rreziku për sulme
- Afati 48-orësh i Trump për Ngushticën e Hormuzit po afron
- 37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës


