Pas vendimit të Zaevit për koalicionim me BDI-në, analisti dhe ambasadori Arsim Zekolli e konsideron si barsoletë seriozitetin e premtimit të kryeministrit të ri, “duart e politikanëve do të jenë larg drejtësisë dhe shtetit juridik”. Si shembull për të bazuar këtë vlerësim të vetin Zekolli e përmend dhënien në mënyrë eksprese nga ana e PSP-së, të vërtetimeve pr “pafajësinë” e anëtarëve të kabinetit të Zaevit.
“Një ditë pas, dielli i ri mbi Maqedoni fuqishëm ndriçoi të vërtetën se me largimin e Gruevskit nga Qeveria, u largua edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Epilog që paraprakisht garanton mbijetim të DPMNE-së dhe mungesë dekadëshe të momentumit antikorruptiv, fshehur te triumfi i Unionit Social Demokrat për Integrim (Социјал-Демократската Унија за Интеграција – СДУИ).
Gjest i pritur në mënyrë ekprese me konstatimin se “Zaevi e rrënoi rekordin e Llatasit në sigurimin e certifikatave gjyqësore se nuk është nën hetime”. Observimi i personalitetit të afërt, i plotësuar me shfaqjen e buzëve të qeshura të deputetëve dhe ministrave të SDUI-t, figurativisht të huazuara nga fytyra e Ivonës, në kohën kur kumtonte lajmin e gëzuar për “pafajësinë” e shefit të dashur.
Edhe pse vetë zgjedhja e Zaevit për të bashkëpunuar dhe promovimi euforik (i kuadrove më të zeza) të BDI-së na kujton dhimbshëm se deri sa favorizohet DUI-filia, deri atëherë do të mbretërojë shqiptaro-fobia. Sipas parametrave të njëjta të praktikës (të promovuar nga VMRO-DPMNE) të favorizimit të BDI-së si gjeth Ademi për mbulim të përbuzjes së shqiptarëve”, shkruan Zekolli në kolumnën e tij në Dojçe Vele.
Zekolli vlerëson se opozita shqiptare, formimin e qeverisë SDUI, nuk guxon ta përjetojë si dështim të vetin. Ai thumbon edhe OJQ-të, intelektualët dhe mediumet maqedonase, që për shkak të “ëmbëlsisë” së pushtetit, po mshelin sytë para ministrave të komprometuar në qeverinë e Zaevit.
“Sidoqoftë, gëzimi (si do që është) i pasuesve të SDUI-t është i kuptueshëm. Prej saj, opozita shqiptare duhet të nxjerrë mësim. Ajo opozitë institucionale ose shoqërore, assesi nuk duhet ta vlerësojë këtë qeveri si dështim të vetin. Përkundrazi, në frymën e fjalës së urtë të Nelson Mandelës, para saj është përzgjedhja mes fitores dhe marrjes mësim. Kurse mësimi që duhet ta nxjerrin është se nuk duhet tepër t’i besohet, ose të eksitohen pas fjalëve të bukura të partive maqedonase dhe satelitëve të tyre nga OJQ-të, mediumeve ose intelektualëve gojëplotë me parulla të rrejshme për luftë të përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit. Fjalime të bukura që tashmë u zhveshën para të vërtetës së hidhur (SDUI) dhe çlirimi i ëmbël nga iluzioni (për të tjerët). Çka do që të thonë këto parti, OJQ, mediume dhe intelektualë, në realitet u dëshmua se sapo u jepet rasti i parë në realitet u dëshmua se sapo t’u jepet rasti i parë ose dy tre tenderë, pa ua bë syni pët do të ju shesin te gangsteri i parë shqipfolës ose te ndonjë prostitute që do tua bëjë me sy.
Që gjithsesi nuk guxon të nënkuptojë sjellje të tyre sipas shembullit të SDUI-t dhe perceptim revanshist të opozitës së re (DPMNE) si partner i panegociueshëm. Jo vetëm për ruajtje të higjienës shpirtërore, por para së gjithash për shkak të ruajtjes së kohezionit minimal mbi partiak dhe mbietnik në shoqëri, që është lëkundur seriozisht nga grykësia e SDUI-t dhe ego-tripimit mandatues të Bejlit. Kohezion i cili gjithsesi do të gjendet para sfidave serioze në periudhën që vjen”, transmeton Gazeta Lajm.
Zekolli thekson se përfshirja e kuadrove të komprometuara në BSDI (SDUI) nuk len shumë hapësirë për shpresë se në periudhë afatmesme do të pengohet me sukses “eksporti i paketur i të populizmit në shoqëri”. “Për këtë arsye, te kampusi shqiptar me rëndësi kruciale është që influenca e Besës të mbetet në kuadër të kontrollit konstruktiv të revoltës (për shkak të amnistimit të Ahmetit dhe BDI-së) dhe të pengojë shkrirjen e tij në dëshpërim dhe “ftohje” të shqiptarëve nga kursi pro-evropian. Radhitja e matur e pjesës konstruktive të Besës si oponente e lojëra të Zaevit, pa u zhytur në trans hiper-nacionalist, me kohë duhet të vlerësohet nga BE-ja.
Mirëpo deri sa roli i Besës shqiptare te kampi shqiptar do të vazhdojë të lulëzojë (deri sa nuk përballen me ndasitë dhe grindjet e tyre interne), situata në kampin maqedonas do të diktohet nga gara mes perëndimit dhe lindjes për etablim preventiv ose provokativ të Esullisë (Usullit) maqedonas si opsion konkurrues i trabantit dytaktësh VMRO-SDUI. Fituesi do të përcaktohet sa nga shpejtësia, dyfish më tepër nga stafeta e sanksioneve për krimin dhe korrupsionin të dorëzuar në duart e qytetarisë vendore, e uritur për dënim të oligarkisë së padënueshme”.