Si Ministri e Transportit kemi nisur procedurat për arritjen e Marrëveshjes për transport ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila do të krijojë bazën ligjore për vendosjen e fluturimeve të rregullta ndërmjet dy vendeve.
Kjo iniciativë pritet të forcojë bashkëpunimin ekonomik, turizmin dhe shkëmbimet tregtare, duke afruar më shumë qytetarët dhe bizneset tona.
Në periudhën në vijim do të ndërmarrim të gjitha hapat institucionalë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.


