”Javën e filluam me energji pozitive dhe angazhim për zhvillimin e infrastrukturës lokale, duke përuar tre rrugë të rikonstruktuara në Komunën e Dollenit. Këto projekte të rëndësishme, të financuara nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, sjellin kushte më të mira dhe lëvizje më të sigurt për banorët” ka thënë Kaltrina Zekolli.
Investimet në infrastrukturë sipas Zekollit janë investime në të ardhmen, dhe ne do të vazhdojmë me projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. ”Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan– seksioni 2 (686 m)
Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Lazhan – seksioni 3 (540 m)
Rikonstruksioni i rrugës lokale në fshatin Zhitoshe – seksioni 1 (660 m)