Ambasadori Arsim Zekolli, vlerëson se ministri i punëve ët brendshme Agim Nuhiu urgjentisht duhet të shkarkohet, sepse mban faj për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend.
“Pa prt, pa mrt, që nesër, Ali Ahmeti duhet të tërheqë “Ministërqiçin” Nuhiu, për dasma e syneti. Asnjë fjalë, asnjë qëndrim nuk vlen, deri sa nuk e tërheq minimisterin. Jo dorëheqje, por shkarkim. Refuzimi për shkarkim nënkupton se Alia pajtohet me dhunën e ushtruar ndaj deputetëve e gazetareve”, ka shkruar ne profilin e tij në facebook, ambasadori Arsim Zekolli.
Edhe drejtori i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari vlerëson se ministri Nuhiu është fajtori kryesor për dhunën që ndodhi në Kuvend.
“Jep dorëheqje ministër Nuhiu – jeni përgjegjës për përgjakjen e deputetëve dhe gazetarëve. Minimumi: Jep dorëheqje! Ti je përgjegjës për gjakosjen e deputetëve dhe gazetarëve”, thotë Hajdari.