Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Muhamed Zekiri në një intervistë për 1TV ka folur për BDI-në dhe se a ka ndryshuar qëndrimi i tij në raport me këtë parti, kur më parë ai ishte një kritik i ashpër.
I pyetur nga gazetarja se si një kritikë i ashpër i BDI përfundoi në koalicion, Zekiri tha se është kjo e keqe që ashtu erdhi në këtë situatë, por ai tha se nuk ndërron mendje ndaj kësaj partie, dhe nuk do ti falë për sic tha ato të këqija që kanë bërë me VMRO-DPMNE.
“Ju më pyetet se a ja falni BDI.
Unë mund tia falë dikujt që personalisht më ka bërë dicka, por unë nuk kam të drejtë në emr të votusve shqiptarë që ti fal për të gjitha krimet që kanë bërë gjatë
pushtetit.
Nuk kam drejt, sepse nuk kam të drejtë për arrestimet e rastit Monstra apo rastet e tjera që kanë bërë si parti. Ishin servil ndaj Gruevskit dhe VMRO-DPMNE. Qytetarët ata i dënuan, sepse
nga 20 deputetë ranë në 10 deputetë”, theksoi Zekiri.

