Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka komentuar protesta e VMRO-së, në të cilat ka marrë pjesë edhe lideri i saj Nikolla Gruevski.
Zekiri ka komentuar fotografinë ku Gruevski shihet me një militant partiak, i veshur me petkun e VMRO-së.
Protesta e mbrëmshme e VMRO-DPMNE-së përfundoi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ku fjalim mbajti lideri i partisë, Nikolla Gruevski.
Ajo që u vërejt është se në protestë kishte pak më shumë njerëz në krahasim me ditët e kaluara, por përsëri numri ishte i ulët në krahasim me numrin e ditëve kur nga ana e VMRO-DPMNE-së protestonin me mijëra njerëz.
Ndryshe, protesta e VMRO-DPMNE-së mbahet për shkak vendimit të Gjykatës Penale për paraburgimin e dhunuesve të ngjarjes së 27 prillit në Kuvend.