Tre ditë pas zgjedhjeve është arrestuar ish shefi në DSK Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, raporton Gazeta Lajm. Këtë informacion i pari e ka publikuar deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri në Facebook. Sipas tij, Grujevski dhe Boshkovski janë arrestuar në Selanik të Greqisë.
“Janë arrestuar bukuroshat Grujevski dhe Boshkovski edhe atë në Selanik”, ka komentuar me ironi Zeqiri.