Zejnepe Iseni nga Gostivari e cila vuan nga sëmundja e veshkave dhe tre herë brenda javës shkon në dializë, të cilën muaj më parë e ndihmuan njerëzit bamirës, human, nëpërmjet emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” duke i siguruar një banesë të re në të cilën mund të qëndroj për një vit me qeranë e paguar si dhe barnat e paguara për gjashtë muaj.
Ajo thotë se ka një javë që rrymën në këtë banesë ia kanë ndalur, banesa është e ftohtë, përmban lagështi dhe për shkak të sëmundjes që ka ajo nuk mund të qëndroj në këtë banesë pasiqë nuk mundet e vetme të mbuloj shpenzimet e banesës.
Ajo kërkon që të ketë një kulm të vetin mbi kokë pasiqë pas një viti kur të skadoj qeraja e paguar ka mundësi që të mbetet sërish në rrugë.
Zejnepja rrëfen se përpara se ti sigurohej kjo banesë njerëzit i kanë ardhur në ndihmë për ushqime për çfarëdoqoftë, mirëpo pas daljes në banesën e re atë nuk e ndihmon askush.
Zejnepe Iseni vërtetë ka nevojë që të ndihmohet pasiqë ajo vërtetë është e pa aftë për punë dhe nuk ka mundësi që e vetme të siguroj të ardhurat elemetare për mbijetesë.Të gjithë ata që duan dhe kanë mundësi të ndihmojnë mund të lajmëohen në numrin e telefonit 070 821 757.