Kryetari i Lëvizjes Populli, Skeder Rexhepi – Zejdi ka komentuar lëvizjet e fundit politike në koalicionin VLEN, që sipas tij faktojnë disa situata të cilat duken tashmë.
Reagimi i plotë i Zejd – Rexhepit:
“𝐅𝐒𝐇𝐀𝐓𝐈 𝐃𝐈𝐆𝐉𝐄𝐓, 𝐆𝐉𝐘𝐒𝐇𝐉𝐀 𝐊𝐑𝐈𝐇𝐄𝐓”
Sot, të gjithë përveç VLEN-it e shohin qartë se:
• Vendi ndodhet buzë greminës, si pasojë e paaftësisë dhe dështimit të vetë qeverisë;
• Mosfunksionimi i institucioneve qeveritare çoi në tragjedinë e Koçanit;
• Prokuroria është e kapur nga qeveria monoetnike, duke e kthyer drejtësinë në një mjet të kontrolluar politikisht; dhe duke prodhuar drejtësi selektive në baza etnike;
• Të drejtat legjitime të shqiptarëve shkelen çdo ditë, si në nivel institucional, ashtu edhe në atë individual.
𝐍ë 𝐤ë𝐭ë 𝐤𝐚𝐩𝐣𝐞 𝐭ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣ë 𝐛𝐚𝐧𝐝ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐧𝐣ë 𝐞 𝐦ë 𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐚𝐟𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐣𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 – 𝐕𝐋𝐄𝐍-𝐢𝐭.
𝐊𝐣𝐨 𝐩𝐚𝐚𝐟𝐭ë𝐬𝐢 𝐫𝐞𝐟𝐥𝐞𝐤𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐩ë𝐫ç𝐚𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐭ë 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐛ë𝐣𝐧ë 𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐥𝐮𝐟𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞.
𝐕𝐋𝐄𝐍-𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐭𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬 – 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢.
Ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi dhe ndryshim, ata merren me pazare politike dhe llogaritje klanore, duke e lënë interesin kombëtar dhe shtetëror në harresë.
Në vend që të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve dhe të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit, ata zgjedhin heshtjen dhe oportunizmin, duke llogaritur përfitimet e tyre personale.
𝐒𝐨𝐭, 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐣𝐚𝐧ë 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐦ë 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥…