Me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk në Maqedoninë e Veriut, urime kanë përcjellë përfaqësues të lartë institucional dhe politikë të vendit, duke theksuar rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare si vlerë kushtetuese dhe shoqërore.
Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka uruar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin turk. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar:
“Të gjithë bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit Turk! Urime!”.


