Kryetari i Lëvizjes Populli dhe deputet në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Zejd Rexhepi, ka shprehur mbështetje për protestën studentore, e cila pritet të mbahet nesër me fillim në ora 12.30, duke filluar nga Ura e Gurit deri tek Ministria e Drejtësisë. Sipas Zejdit, protesta studentore është vlerësuar si një akt të guximshëm dhe të domosdoshëm përballë padrejtësive.
Skender Rexhepi – Zejdi vlerësoi lart qëndrimin e studentëve, duke theksuar se vendimi i tyre për të protestuar është i guximshëm dhe i domosdoshëm përball padrejtësive, duke theksuar se gjatë historisë, pikërisht rruga ka qenë ajo që ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të diskriminimit institucional.
Shkrimi i plotë i Zejd Rexhepit në vijim:
𝐒𝐡𝐮𝐦ë 𝐭ë 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë…
Në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, vazhdimisht do të ngrejmë zërin dhe nuk do të ndalemi së insistuari në drejtësinë e barabartë kushtetuese dhe ligjore për gjuhën shqipe, sepse këtë e kemi detyrim kombëtar dhe politik dhe se pa këtë barazi etnike dhe gjuhësore nuk kemi shtet të së drejtës.
Por, gjithashtu duke e nënvizuar 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐣 𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦ë 𝐢 𝐠𝐮𝐱𝐢𝐦𝐬𝐡ë𝐦 𝐬𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞, shprehi mbështetjen e plotë për protestën tuaj studentore, sepse, sepse shumë herë gjatë historisë, rruga e ka shfaqur realitetin e hidhur të diskriminimit shtetëror dhe institucional.
Është për tu përshëndetur guximi dhe qëndrimi i organizatave tuaja studentore të cilët përmes kësaj proteste studentore po shfaqni një reagim të natyrshëm ndaj padrejtësisë dhe një dëshmi se studentët nuk janë më të heshtur përballë këtij diskriminimi.
𝐙𝐨𝐭𝐢 𝐣𝐮 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐟𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐮 𝐛ë𝐟𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐥𝐮𝐡𝐚𝐭𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐣𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞!


