Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozita e tanishme nuk e ka kaçikun për të bërë ndryshime reale tek vendbanimet shqiptare.
Zejdi, në pyetjen nëse atë që nuk e ka bërë BDI për 20 vite, do ta bëj tani, u përgjigj duke thënë se tani fronti është i përbashkët dhe se nuk vendos vetëm BDI.
“Tash vendos Fronti Europian, në zgjedhjet e ardhshme nuk shkon vetëm BDI-ja, Lëvizja Populli, PDSH-ja, Aleanca, shkon Fronti Europian me diku 7-8 subjekte politike. Gatishmëria e BDI-së që edhe në përpilimin e listave të kenë qasje çdo subjekt politik është njësojë e pritshme sikur gatishmëria që e ka BDI-ja edhe në programin zgjedhor dhe në jetësimin dhe realizimin e atij programi”, tha Zejdi, duke shtuar se ky front është bërë duke gëlltitur shumë nga personalja, duke bërë shumë kompromise për interesat më madhore të shqiptarëve. /SHENJA/
Data 14.09.2026
Aktuale
- Sherr në Jegunocë, policia ndalon dy të rritur dhe tre të mitur
- Janevska: Shkenca dhe teknologjia janë kyçe për të ardhmen evropiane
- Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
- Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Kurti me thirrje për zgjedhjen e presidentit: Do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje
- MPB: Gjatë kontrollit në trafik janë arrestuar 13 persona
- Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë muslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale




