Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka ironizuar zhvillimet rreth koalicionit VLEN, duke thënë se nuk i intereson nëse ky subjekt do të funksionojë si parti apo do të shkrihet.
Rexhepi u ndal edhe te vizita e përfaqësuesve shqiptarë në Prekaz, duke theksuar se secili shkon atje me qëllimet e veta.
“Mua personalisht nuk më bëhet vonë për mënyrën e funksionimit të VLEN-it. Vizita e shqiptarëve në Prekaz bëhet për arsye të ndryshme: dikush shkon për të lavdëruar punën e madhe të familjes Jashari, dikush për të promovuar veten, e dikush për të hapur ndonjë derë të vogël për synimet e tyre politike,” tha Rexhepi.
Sipas tij, për fat të keq, edhe vizita e përfaqësuesve të VLEN-it kishte më shumë motive politike.
“Ata mendojnë se me lojën e tyre VLEN-i ose do të bëhet një parti, ose do të shkrihet. Kujt i bëhet vonë? Le të shkrihen njëherë,” deklaroi Rexhepi. /SHENJA/


