Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM si dhe me VLEN-in, duke tentuar qe atyre t’ua merr dy deputetë.
Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.
“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi, tha se nuk ka patur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet.
Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast.
“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.
Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë. /SHENJA/
Data 08.04.2026
Aktuale
- Këmbimi valutor 8 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë
- JD Vance në Budapest: Ndihmë elektorale për Orbanin nga SHBA
- Ministri i Jashtëm i Iranit: Kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të lejohet për dy javë
- Armëpushimi me Iranin, Trump: Është një ditë e madhe për Paqen Botërore, Kina ndihmoi në negociata
- Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim, rriten bursat ndërkombëtare
- Stabilitet në kohë paqëndrueshmërie: EDS ofron dy vjet çmim fiks të energjisë elektrike plus dhuratë një klimatizues
- LAJMI I FUNDIT: Presidenti Trump pajtohet për armëpushim 2-javor me Iranin, shtyhet kërcënimi për fushatë të gjerë bombardimesh


