Në konventën promovuese të AKI-së, Zejd Rexhepi, kandidat për Qytetin e Shkupit dhe lider i partisë Populli tha se gjithmonë shqiptarët kanë ditur që të rreshtohen në anën e duhur të historisë.
“Andaj kur i shoh kështu, në këto zgjedhje, edhe pse janë lokale, kanë interes të mbindërtimit dhe krijimit të kushteve më të mira për komunat tona, por këto zgjedhje janë edhe referendum për përmbysjen e kësaj qeverisje antishqiptare”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejd Rexhepi tha se edhe kjo qeveri do të zgjate 18 muaj, po aq sa qeveria VMRO-DPMNE- PDSH gjatë vitit 2006.
Rexhepi, tha se heronjtë e kombit shqiptarë janë ata të cilët do ta sjellin ndryshimin e madh më 19 tetor.
“Sepse ju dëshmoni se çështjet kombëtare do të marrin kahje ashtu siç dëshirojmë ne. AKI, bartësit e saj ja kemi dhënë obligim vetes që ta krijojmë një derë të madhe të cilën do ua sjellim gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve, që ta shihni dallimin e ndryshimit”, tha Zejd Rexhepi, duke thënë se nuk do të shkelet më kushtetuta, marrëveshja e Ohrit, përbuzja e gjuhës shqipe.
“Po, AKI-së, po krenarisë tonë dinjiteti tonë kombëtar, po mbrojtjes së kushtetutës, MO-së, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe etnik”, tha mes tjerash Zejd Rexhepi. /SHENJA/
Data 15.11.2025
Aktuale
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
- VLEN: AKI ende në heshtje zgjedhore!
- “Institucionet bëjnë një sy qorr”- BIRN: Anës lumenjve, ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
- “U vra nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: U shtyu dhe zbriti poshtë për konfirmuar që vdiq! Ngjarja po fshihet nga policia
- Shpërthim me tritol në restorant në Kamëz/ Pamjet tregojnë dëmin e shkaktuar! Autori i maskuar fiksohet nga kamerat, hedh lëndën plasëse dhe largohet me vrap! Çfarë deklaruan pronarët
- U qëllua me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani
- Shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, detajet
- Zyrtarët nën dyshim: Si u ndal energjia gjatë atentatit në Rinas?


