Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti ka komentuar vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit të vendit në NATO dhe BE.
“Përtej antagonizmave dhe ndarjeve politike, përkushtimi ynë i përbashkët politik dhe strategjik sapo hapi një rrugë drejt kauzës europiane, drejt ndërtimit të vlerave perëndimore, për një të ardhme më të sigurtë të kësaj gjenerate dhe të gjeneratave pas nesh përkrah BE dhe NATO-s. Ta gëzojmë fillimin e një kapitulli të ri, ku shqiptarët ishin dhe do mbeten faktor kyç të këtij procesi, ata meritojnë të trajtohen të barabartë në të gjitha segmentet dhe vendimarrjet e organizimit shtetëror politik, ekonomik dhe juridik”, ka shkruar zëdhënësi Flakron Bexheti.

