Unë nuk operoj në sfera të ndikimit dhe nuk i ndërtoj marrëdhëniet mbi atë bazë, është përgjigjur sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, në pyetjen se cilat janë raportet e lidershipit aktual të LSDM-së dhe ish-liderit të partisë Zoran Zaev, dhe a ka dallime konceptuale apo janë këto dallime në ndarjen e sferave të ndikimit.
– Përgjigjja ime është e thjeshtë – një gjë janë spekulimet në publik, tjetër është realiteti. Sa i përket raporteve me kryetarin e mëparshëm të LSDM-së, ato janë normale, nuk kam çfarë të theksoj. Meqë ra fjala, publikisht e kam thënë dhe e përsëris se e vlerësoj dhe e respektoj mendimin e tij, ka thënë Zeçeviq në një intervistë për Fokus.