Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim gjate mandatit 2014-2016, Nora Aliti pritet që këtë javë të emërohet kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë./Gazeta Lajm/
Këtë për AIN e pohuan burime të sigurta pranë qeverisë, të cilët thonë se, sipas procedurave të kërkuara, së shpejti propozimi për Nora Aliti për kryetare e KLV do të kalojë në Qeveri dhe pastaj duhet të kalojë edhe në parlament për t’u votuar dhe emëruar.
Parashtrohet pyetja se si e meritoi Nora Aliti këtë post? Ajo vjen nga Komuna e Zhelinës dhe ka qenë një ndër deputetët më të spikatura gjatë mandatit të kaluar, gjë që i ka dhënë përparësi në garën për drejtoreshë. Burime në BDI thonë se pikërisht me këtë aktivitet ish deputetja Aliti e ka merituar postin e drejtoreshës në këtë Komision të rëndësishëm.