Prokuroria Publike ka konfirmuar praninë e një depoje karburanti pranë diskotekës “Puls”, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u plagosën nga zjarri.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po verifikon nëse në depo kishte naftë në momentin e tragjedisë.
“Gjatë ekspertizës është konstatuar se ekzistonte një depo karburanti pranë objektit. Të gjitha rrethanat e tjera po hetohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.