Në motivacionin e shkarkimit të ministrit Ylli Manjani nga ana e kryeministrit Rama, thuhet se gjithçka bëhet “në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
Më herët Manjani u shkarkua nga posti i ministrit të Drejtësisë me firmën e Ramës. Në një konferencë për shtyp, ish-ministri shpërtheu kundër qeverisë dhe ministrave, duke e cilësuar vendimin e kryeministrit si një hakmarrje politike.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]