Një vajzë e re është gjetur e vdekur të enjten në një toalet të qendrës tregtare Skopje City Mall. Jozyrtarisht, shkak për vdkjen është mbidoza e drogës, raporton Veçer.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se ekipet e MPB-së dhe krim-teknikës menjëherë kanë dalur në teren, transmeton Gazeta Lajm. Me urdhër të prokurorit, trupi ëhstë dorëzuar për obduksion, kurse shkaku për vdekjen zyrtarisht do të bëhet i ditur brenda këtyre ditëve. Në MPB e konfirmojnë rastin por nuk zbulojnë detaje më të hollësishme.
Sipas policisë, bëhet fjalë për A.M. 30 vjeçare. Ajo është gjetur në toaletet e katit përdhesë të qendrës tregtare.