Publikohet foto e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, autori i arrestuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.
I riu i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është administratori i një biznesi në Durrës. Bëhet fjalë për një biznes që merret me import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të artikujve industrialë në veçanti te atyre elektronike, kondicinimi, materiale elektrike speciale, komjuterike, tekefonike, radiotelevizive, elektrike.
Ai banon në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar, pikërisht në një lagje me Dukën.



