Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir.
“Kam kënaqësinë të njoftoj zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të tre ditëve më parë (04.06.2022) me ngjarjen kriminale – zjarri në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir, e cila tashmë është zbardhur dhe kemi një të arrestuar. personi që ka pranuar krimin. Kemi punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara, mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të cilat i shfrytëzon LA (34) nga Manastir, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është privuar nga liria. Ne kemi treguar edhe një herë se i vetmi pushtet që ka çdo shtet ligjor është fuqia për të shtypur krimin. Dhe në këtë segment nuk ka “më fal”, nuk ka persona të mbrojtur – të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kushdo që ka mëkatuar – duhet të përgjigjet!
Historia e gjatë e sulmeve të pandriçuara të Shtëpisë së Alfabetit Shqip në Manastir
Zbulimi i shpejtë i autorit të sulmit ndaj klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir është një akt që duhet përshëndetur.
Por kjo pashmangshëm kthen kujtimet te shqiptarët për shumë sulme ndaj Shtëpisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe që poashtu është në Manastir, transmeton Almakos. Kjo Shtëpi Muze është sulmuar disa herë, por autorët nuk janë zbuluar. Disa portale në Kosovë për këtë arsye ngrejnë dyshime se policia i din edhe sulmuesit e Shtëpisë së Alfabetit, por i fsheh ata.
Sulmi i fundit ka qenë në vitin 2017, kur katër persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, në orët e para të mëngjesit.
Policia e Manastirit pat siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi, të cilat i ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, me qëllim që të sigurojnë provat e nevojshme për kryerësit e veprës.
Asokohe, drejtori i Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, Nuer Arsllani, ka deklaruar se fatmirësisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të djegin ndërtesën, por kanë thyer vetëm xhamat e dritareve.