Ka edhe më shumë situata absurde dhe vite më parë, “për shkak të qasjes së papërgjegjshme në ndërmarrjet nën timonin e shtetit, ata grumbullonin humbje e askush nuk mbante përgjegjësi për to”
Qeveria po kontrollon raportet financiare të mbi 30 ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, të cilave u janë “avulluar” para nga llogaria. Shoqatës Aksionare “Qendra Tregtare e Qytetit” i janë zhdukur 1.8 milionë euro nga llogaria e saj, ndërsa Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, përmbaruesi gabimisht i ka marrë 850.000 denarë, njofton Medial.mk.
Kështu në mënyrë të papërgjegjshme menaxherët i shpenzonin paratë e popullit të më shumë se 30 ndërmarrjeve publike dhe shtetërore në vend, të cilët mundohen që t’i përputhin faturat dhe Qeverisë t’i paraqesin një raport të pastër financiar për punën e tyre në tre muajt e parë të vitit. Ka edhe më shumë situata absurde dhe vite më parë, “për shkak të qasjes së papërgjegjshme në ndërmarrjet nën kapelën e shtetit, ata grumbullonin humbje e askush nuk mbante përgjegjësi për to”.
Në Qeveri 250 pika për mbi 30 ndërmarrje presin që të miratohen, për shkak se nuk ka informatë se ku janë paratë e tyre. Është e mundur që edhe Policia financiare ta kontrollojë punën e tyre, sepse nëse vetëm për këtë vit kanë kaq llogari të papastra, “duhet të hetohet sesa përgjegjshëm kanë punuar edhe viteve të kaluara”.
“Dërguam inspektorë që të kontrollojnë dhe presim një muaj e gjysmë që të gjejnë kur janë shpenzuar 1.8 milionë euro nga llogaria për rezerva e QTQ-së. Pastaj, në llogarinë përfundimtare për tremujorin e parë të vitit, Ndërmarrja ‘Pyjet e Maqedonisë’, nuk e di ku i ka 850.000 denarë nga llogaria. Del se një përmbarues nga Dellçeva i ka marrë gabimisht, respektivisht në vend që të përmbarojë në favor të tyre, ai i ka marrë për vete. Nëse nuk kërkonim informacion shtesë, ato të holla do të mbeteshin atje. Inspektori u kthye me informatë se përmbaruesi megjithatë i ka kthyer të hollat në llogarinë e Ndërmarrjes. Qeveria pret më shumë se një muaj e gjysmë për të marrë informata shtesë, respektivisht 250 pika për 30 ndërmarrje, presin të që miratohen, pasi nuk mund t’i gjejnë paratë”, tha për POST.mk, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Nuk ka informacion se sa janë “gabimet” e përgjithshme në punën e këtyre ndërmarrjeve, por Rashkovski thotë se po kontrollohet secila llogari veç e veç, për punën e tyre edhe gjatë viteve të kaluara.
Nuk ka përgjigje as nga RTVM-ja për atë – edhe pse në AKE ka softuer për matjen e shikueshmërisë, ata prapë angazhojnë Agjenci e cila duhet ta matë rejtingun dhe shikueshmërinë e RTVM-së dhe për këtë shërbim paguajnë 10.000 euro.
Qendra për Komunikime Civile, njoftoi se madje 31 prej gjithsej 120 kompanive shtetërore, vitin e kaluar kanë punuar në joprofitabile dhe kanë shkaktuar një humbje prej 35.4 milionë euro. Do të thotë se, rezultat negativ financiar në vitin 2016 ka treguar çdo firmë e katërt shtetërore.
Baza e të dhënave, gjithashtu ka treguar se 18 kompani të sektorit publik, më shumë se dy vite punojnë me humbje, “gjë për të cilën sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, përgjegjësi marrin drejtorët e këtyre kompanive”.