Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer një operacion për arrestimin e disa personave në qyetitin e Elbasanit.
Në kuadër të këtij operacioni, mësohet se janë lëshuar rreth 25 urdhërarreste.
Operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë.
Vetëm dy ditë më parë pas çkodimit të këtij aplikacioni u vu në pranga kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.
Akoma nuk dihen detaje të tjera rreth këtij operacioni, ndërsa informacione të tjera priten në vijim.