Nga 72 aktivitete të parashikuar me Strategjinë për reforma në administratë dhe Plani aksional (2018-2022) për të drejtat, gjysmën e vitit janë zbatuar tërësisht 27, në vijim është zbatimi i 36, ndërsa 9 aktivitete nuk kanë filluar ose vonojnë, tregon sot Raporti i parë i prezantuar sot gjysmëvjeçar për zbatimin e Strategjisë së Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Nga katër sferat prioritare nga Strategjia, në pjesën “krijim i politikave dhe koordinim” tërësisht janë zbatuar 12 aktivitete, ndërsa dhjetë janë në zbatim e sipër, ndërsa tre aktivitete kanë qenë tërësisht të zbatuara në sferën prioritare “shërbim publik dhe menaxhim me resurset njerëzore”.
“Në fushën “përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë” tërësisht janë zbatuar shtatë aktivitete, tre kanë qenë në proces të zbatimit, ndërsa një është vonuar me realizim, ndërsa në prioritetin “dhënie shërbim dhe IKT mbështetje e administratës” pesë aktivitete janë zbatuar tërësisht, 23 kanë qenë në proces të zbatimit, ndërsa tetë janë vonuar në zbatim”, informoi Maria Nikollovska Arsovska nga MSHIA.
Mirjana Mirçevska nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, që e monitorojnë zbatimin e aktiviteteve të planifikuara, mes tjerash, theksoi se mes institucioneve ka mungesë koordinimit dhe mosinformimi të ndërsjellë. Tregues për këtë, siç tha, është ajo që 22 për qind gjegjësisht 65 kërkesa janë përcjellë nga institucioni, i cili në mënyrë iniciale e ka adresuar tek një tjetër institucion.
Siç informoi zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, masë e shënuar në strategjinë në të cilën në mënyrë aktive punohet është depolitizimi i administratës. Kjo do të bëhet përmes zbatimit të përforcuar të parimeve të meritave, mundësive të barabarta dhe profesionalizmit të pozicioneve të larta drejtuese, sistem të definuar dhe të rregulluar dhe sistem të vendosur për zhvillim profesional të nëpunësve. Në këtë kontekst është edhe përgatitja e ligjit për shërbim të lartë drejtues ku për herë të parë definohen kritere të qarta për përzgjedhje të pozicioneve të larta drejtuese.