Dalin në dritë detaje tragjike nga zjarri që shkrumboi tri banesa në Berat, gjatë natës së kaluar.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se nga zjarri dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Siç raporton gazetarja Petova për Balkanweb, viktimat dyshohet se janë babë e bir, babai i paralizuar dhe djali përdorues alkooli.
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojne kërkimet brenda banesave të djegura, ku deri më tani nuk është gjetur asnjë trup i pajetë.



