09 March
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri takoi sot presidentin Gjorge Ivasnov me të cilin kanë diskutuar për krizën politike. Ivanov ka porositur qëndrimin e tij se platforma nga Tirana patjetër duhet të dënohet dhe refuzohet. Ndërsa Zanieri shprehu shqetësim për tensionet ndëretnike dhe porositi që të gjithë të bëjnë hapat konstruktiv për tejkalimin e krizës. Ai është pajtuar me Ivanovin se liderët e rajonit duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme. Ivanov dhe Zanieri kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, e që janë rezultat i krizës politike dhe institucionale. Sipas agjendës së planifikuar, Zanieri sot pas dite do të takohet me liderët e partive parlamentare.
Alsat-M

