Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është e kënaqur me përparimin e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Unë jam e kënaqur që ka avancim në negociatat mes Athinës dhe Shkupit. Kjo është një çështje dypalëshe dhe të lëmë negociatat të zhvillohen në mes Athinës dhe Shkupit përmes Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Zaharieva në konferencë për media një ditë para se në Sofje të takojë homologun e saj nga Maqedoni Nikolla Dimitrov. Lidhur me takimin e radhës të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate që do të mbahet në Sofje, Zaharieva tha se ftesat për pjesëmarrje të kandidatëve për anëtarësim në më shumë këshilla dhe grupe të ekspertëve janë shenjë se edhe në procesin e para-anëtarësimit, ata duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në politikën e ardhshme të BE-së.
Data 19.05.2024
Aktuale
- Oleksandr Usyk kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, e rrah keq Tyson Furyn
- Bëhet e ditur, ja sa finalist do të ketë në këtë edicion të ‘BBVA’
- Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio
- Nënsekretarja amerikane arrin në Kosovë, të dielën takohet me Kurtin
- Albiona Muqiqi dhe pozat e natës, ndjekësit mbesin me sy hapur
- VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
- Ish-zv/shefi i Mossad-it: Izraeli është në fund të humbjes së Gaza
- Trump kërkon test droge për Bidenin: Analizat, pastaj debati televiziv