“Nuk është me rëndësi a marrim mandat shtesë, kjo nuk determinon se kush e formon Qeverinë. Me rëndësi është që votimi në Tearcë të bëhet në frymë demokratike dhe kjo të shërbejë për hir të së vërtetës dhe fakteve”. Kështu e cilësoi votimin e së dielës në Tearcë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai tha se do të fokusohet në mbështetjen e partive shqiptare për formimin e një koalicioni për të marrë fund siç e quan regjimi i Nikolla Gruevskit. Zaev me deputetët e tij që fituan mandat në Parlament, shënuan 24 dhjetorin ose siç njihet e hëna e zezë kur sigurimi i Trajko Veljanovskit i përzuri me dhunë gazetarët dhe deputetët e opozitës nga seanca e votimit të buxhetit në vitin 2012. Kryetari i LSDM-së i siguroi qytetarët se kjo ngjarje do të mbetet vetëm një njollë e zezë në historinë e shtetit të Maqedonisë.
“Ndryshimi eventual i mandateve nuk do të determinojë atë se kush do ta formojë Qeverinë, por, për hir të së vërtetës dhe fakteve ky proces duhet të vazhdojë në mënyrë demokratike dhe të besueshme…Presim të mbarojnë të gjithë proceset dhe të fillojmë bisedimet me partnerët… Jemi të hapur për secilën thirrje të partive shqiptare që kanë mandate në Parlament”, ka deklaruar Zaev.