Kryeministri Zoran Zaev pret që përmes tatimit progresiv të ndikoje në aspektet sociale të shtetit, transmeton Almakos.
“Nëse kemi sukses, dhe këtë do ta dimë deri në fund të muajit shtator të këtij viti, jemi të gatshëm që nga 1 janari të sjellim ligj dhe vendime që ndihma sociale nga 4.200 den ta rrisim në 11.550 denar. Kjo nuk është rritje për 10 %, por është tri herë më shumë edhe për më të varfrit. Mirëpo paraprakisht ata duhet që të pranojnë punë të cilën do t`ia gjej shteti. Nuk mund që të udhëhiqen me 12.000 den dhe të refuzojnë punë. Kërkuesit aktiv të punës duhet që të pranojnë punë”, deklaroi Zoran Zaev gjatë vikendit.
Ai e porositi edhe administratën publike që të punoje për të pasur rritjen e pagave të tyre. Në të kundërtën, ai tha se nuk i bjen në mend që t`ia rris pagat, por përkundrazi, nëse nuk punojnë ai do t`ia ngrij pagat të gjithë administratorëve.
“Nëse nuk punon administrata nuk do të ketë rritje të GDP-së, nuk do të ketë vende të reja pune”, deklaroi Zaev./Almakos/