Pas publikimit të raportit për shkaqet e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk i pranon dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani. Kryeministri tha se nuk do të lejojë që të politizohet tragjedia në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Sipas tij nëse eventualisht konstatohen gabime nga faktori njeri, atëherë organet e hetuesisë janë kompetente për të dhënë fjalën e fundit.
– Advertisements –

„Më vëmendje i lexova të rezultatet e hetuesve nga ekspertiza e publikuar. Nuk ka arsye që të përcaktohet përgjegjësi politike dhe menaxheriale te Filipçe dhe Hasani, të cilët për shkaqe morale u dorëhoqën nga funksionet e tyre”- deklaroi Zoran Zaev.
Zaev tha se i ka dhënë udhëzime Ministrisë së Shëndetësisë që në një afat sa më të shkurtër të mundshëm të kryhen kontrolle në të gjitha spitalet modulare në vend. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja arsyetimin për mospranimin e dorëheqjeve e cilësoi si skandaloz.
“Sot sërish e pamë se pushteti nuk ka ndjenja, nuk ndjen keqardhje për 14 viktimat në spitalin Covid dhe 7 mijë viktimat nga COVID. Në vend të dinjitetit dhe etikës LSDM dhe BDI vendosën ta shpëtojnë koalicionin”- pohoi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Dy ditë pas zjarrit në spitalin modular ministri i Shëndetësisë Filipçe, zëvendësi i tij Hasani dhe dy drejtorët e spitalit të Tetovës u dërhoqën, për siç thanë arsye morale.
Mefail Ismaili