Kryeministri Zoran Zaev ka shtuar numrin e këshilltarëve në kabinetin e tij. Ai ditëve të fundit ka pranuar edhe dy këshilltarë të tjerë duke e shtuar numrin në 63 këshilltarë, përcjellë INA.
Profesori i katedrës së gjuhës maqedonase në Universitetin e Shkupit, Venko Andonovski dhe Aleksandar Ruzhin, djali i ish-diplomatit Nano Ruzhin janë bërë pjesë e bashkëpunëtorëve të jashtëm, që janë gjithsejt 39, shkruan Laboratori hulumtues i reporterëve – Maqedoni. Këta këshilltarë të Zaevit buxhetit të shtetit i kushtojnë mbi 300 mijë euro në vit, ndërsa rrogat e tyre sillen nga 40 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga angazhimet që kanë.


