Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës, shkruan gazeta KOHA. Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale.
“Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi Qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.
“Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiçi.
Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar. (koha.mk)
Data 10.04.2026
Aktuale
- Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike
- Tentativë vjedhjeje në Leshkë
- Të rinjtë mund të udhëtojnë falas në Evropë, aplikime vlejnë edhe për RMV-në
- Tronditje në Gostivar: E fut me forcë në “Porsche” shokun e djalit pas një sherri mes të miturve
- Dhunë në familje: Kërcënon babanë, arrestohet nga policia 46-vjeçari nga Grupçini
- Në pranga 25 vjeçari nga Piroku, drejtonte veturën pa patent shoferi
- Nikolloski: Aktiviteti për ndërtimin e autostradave është rritur për 40%, realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit është mbi 70%
- Nga burgim i përjetshëm në 35 vite heqje lirie, ministri i Brendshëm: Shqetësuese vendimi për të zbutur dënimi e autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalia!

