Kryeministri Zoran Zaev ka gati tre deputetë në rast se Aleanca për Shqiptarët do të
braktisë Qeverinë. Kjo bëhet e ditur nga portali Libertas, i cili shkruan se bëhet fjalë për deputetë që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE nga partitë më të vogla. Janë deputetë nga komuniteti turk, boshnjak dhe rom. Portali Libertas këto të dhëna i ka duke u thirrur në një funksionarë të
pushtetit.
Në këtë kombinatorikë nuk përmendet PDSH-ja dhe kjo është parë edhe nga deklaratat e fundit të disa përfaqësuesve të BDI, të cilët kanë thënë se askund ata nuk kanë thënë se PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë.
Megjithatë sipas Libertas, do ti jepet hapësirë Ziadin Selës dhe partisë së tij që të vendosin për hapat e mëtejshëm. Por siç thuhet, shpresojnë se Aleanca nuk do të dal nga Qeveria. Qeveria duhet të kompletohet duke plotësuar dy vende ministrore, ate të Shëndetësisë, ku në vend të Arben Taravarit do të jetë Vullnet Ferati dhe një kandidat i BDI-së i propozuar për ministër pa resor në vend të Ramiz Merkos. (INA)
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që morri 23 jetë
- Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese, shkrumbohen katër makina
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon