Alsat 2019-07-15T15:38:29+02:00
Kryeministri Zoran Zaev bën thirrje për takim liderësh në të cilin fton VMRO-DPMNE-në, BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët. Tema diskutimi janë caktuar tri çështje.
Të harmonizohemi për Kod të ri zgjedhor në kohë, që të mos kemi presionin e zgjedhjeve dhe deri në zgjedhjet e ardhshme të kemi legjislaturë të pranueshme dhe me rekomandimet e ODIHR-së. Do të diskutojmë edhe për modelin e ri zgjedhor. Ta përfundojmë me pajtueshmërinë më të lartë Ligjin për Prokurorinë Publike, bisedimet për të cilin zgjasin me muaj. Është koha për zgjidhje afatgjate dhe shtet ligjor. Me këtë duhet të sigurohet Prokuroria Publike, e ardhmja e PSP-së dhe shteti i së drejtës. Të arrijmë marrëveshje dhe të betohemi se do të realizojmë regjistrim të suksesshëm të popullsisë- deklaroi Zoran Zaev.
Subjektet pjesëmarrëse mund të propozojnë tema për të cilat duan të diskutohet mes liderëve. Zaev mbetet i prerë kundër zgjedhjeve të parakohshme, me arsyetimin se kjo do t’i kushtonte ekonomikisht shtetit.
Në takim liderësh të nominojmë tri tema, por mund të nominojnë tema të tjera edhe lideri opozitës, lideri i partisë së dytë më të madhe në pushteti, zoti Ziadin Sela. Pastaj do të diskutojmë mbi bazën e argumenteve- tha Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE-ja nuk konfirmon nëse do të merr pjesë ose jo, por thonë se insistimi tyre mbetet që pika e parë e takimit duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Jemi të vendosur se në atë takim liderësh si fillim duhet diskutuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lidhur me përbërjen e takimit dhe temat, ditëve në vijim do të diskutohet në organet e partisë dhe do të vendoset në përputhje me agjendën e kryetarit dhe mundësitë kohore- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Aleanca për Shqiptarët do të vendosë të mërkurën kur do të mbajë mbledhjen e kryesisë. BDI konfirmon pjesëmarrjen, por për çështjet që do të diskutohen do të prononcohet ditëve në vijim. Për çështjet e lartpërmendura, Zaev do të zhvillojë bisedime edhe me grupet e tjera parlamentare.
Adrian Kerimi
Loading…



