Kryeministri Zoran Zaev do të jetë dëshmitar për të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela, merr vesh Makfaks, transmeton Almakos.
Propozimi ka ardhur nga njëri prej avokatëve të mbrojtjes pas një pjese prej deklaratave të Zaevit në opinion dhe në medie për këtë ngjarje që ka ndodhur me 27 prill të vitit 2017 në Parlament.
Avokatët dhe gjykata do ta marrin në pyetje Zaevin për atë se çka ka parë në Parlament dhe është e lidhur me tentimin për vrasje të liderit të Aleancës për shqiptarët.
Gjykatësja Slavica Andreevska, e cila po udhëheq me rastin, për këtë muaj ka caktuar 5 seanca gjyqësore që do të mbahen me 10, 16, 18, 25 dhe 27 prill./Almakos/