Kryeministri Zoran Zaev në porosinë e postuar në profilin e tij në Fejsbuk thotë se ka argumente të mjaftueshme që të bindet kryetari francez Emanuel Makron se zgjerimi i BE-së mund të shkojë së bashku me ndryshimin e metodologjisë së procesit të bisedimeve për pranim të vendeve të reja anëtare, transmeton koha.mk.
“Kemi argumente që të sheh kryetari Makron se propozimi ‘metodologjia para zgjerimit’ mund të transformohet në ‘zgjerimi së bashku me ndryshimin e metodologjisë’. Ne nuk jemi vetëm interes strategjik, ne jemi Evropë. Kjo do të thotë se do të bëhemi anëtare e plotë e BE-së pasi që të reformohemi tërësisht brenda, ndërsa për atë do të na ndihmojë procesi qasës dhe përmbyllja e kapitullit”, thekson kryeministri Zaev.