Ende po numërohen rezultatet e referendumit, ndërsa gjatë ditës do të dihet edhe numri i saktë i daljes së votuesve, që do të njoftojë KSHZ, kështu tha sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran zaev, një ditë pas referendumit.
Kryeministri i Maqedonisë është i kënaqur nga rezultati i votimit dhe siç tha, Maqedonia duhet të ec përpara, ndërsa zgjedhjet a paralajmëruara do ta ndryshojnë gjendjen për të mirë.
“Është koha që t’i përkushtojmë kohë dhe kujdes dhe t’i kursejmë kohë Maqedonisë. Proceset nuk mund të mbeten të ngrira, nuk mund të qëndrojnë në vend dhe duhet të shkohet përpara. Sot është ditë e numërimit të saktë dhe me siguri prej nesër do të fillojmë me bisedime. Zgjedhjet do t’i ndryshojnë gjendjet në të mirë në funksion të numrit të deputetëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev.

