Deputeti shqiptar nga radhët e Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM), njëherit edhe nënkryetar i kësaj force politike Muhamed Zekiri i shoqëruar nga kryetari Zoran Zaev dhe nënkryetari Oliver Spasovski kanë zbarkuar në një takim me banorët e fshatrave Opaj dhe Llojan të komunës së Likovës, raporton PressOnline.mk
Në bashkëbisedim me banorët e këtyre fshatrave nënkryetari Zekiri ka folur për të arriturat e deritanishme në planin e brendshëm dhe të jashtëm të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja. Ai po ashtu ka folur edhe për përparimin e arritur në sferën e gjyqësorit, për të cilin theksoi se e verifikojë edhe Raporti i fundit i Komisionit Evropian.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka theksuar se bashkëpunimi dhe respkti i ndërsjell janë e ardhmja e vendit drejt inkuadrimit në NATO dhe BE. Zaev me këtë rast u bëri thirrje banorëve të Opajës dhe Lojanit që ti bashkohen konceptit qytetar ‘Një shoqëri për të gjithë’, pasi që siç tha ai bashkimi bën fuqi, përcjell PressOnline.mk
Ndryshe, me programin e ri zgjedhor të LSDM-së parashihen masa më të mëdha ekonomike dhe sociale.