Evropa do të promovohet për rajonin nëse standardi i shteteve tona
përforcohet dhe nëse shikon se jemi duke punuar që të afrohemi më pranë vendeve-anëtare të BEsë, theksoi kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili në Sarajevë mbajti fjalim në panelin “Ekonomia në rajon nga perspektiva e partive me orientim majtist dhe mundësia për aktivitete të përbashkëta”, në kuadër të samitit rajonal të PES.
Siç kumtoi LSDM, Zaev i ka ndarë përvojat e partisë së tij, që u bë pjesë edhe e programit qeveritar, ndërsa ajo është rritja e pagës minimale, një sërë masash për mbështetjen e investitorëve vendor dhe të huaj me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së pagave të të punësuarve
dhe punëtorëve.
Fuqi punëtore cilësore dhe e motivuar, kthimi i parave ndaj qytetarëve, heqja e tatimeve të shpikura dhe taksave me qëllim që t’i lehtësojë buxhetet e amvisërive, më shumë para për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, solidaritet, taksa korrekte kundrejt tatimimit të barabartë e cila mundësoi
pasurimin e një grupi më të vogël në llogari të 80 për qindve prej qytetarëve të varfëruar. Këto vlera janë socialdemokrate, besojmë në to, i zbatojmë”, tha Zaev.
Lideri i LSDM-së ka theksuar se sektori joqeveritar, të papërcaktuarit, në mënyrë masovike janë ndalur pas vlerave socialdemorkate, pasi që kanë parë politika të sinqerta për përmirësimin e cilësisë së jetesës, kundrejt propagandës të së djathtës radikale në Maqedoni.