Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i Komunës Vevçani, Sasho Jankoski sot realizuan mbikëqyrje në qendrën turistike të pajisur komplet në ish-shkollën e rinovuar “Strasho Pinxhur” në Vevçan.
Qendra turistike “Vevçani” është objekt modern shumëfunksional me një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 1.400 metra katrorë. Është rregulluar një sallë e madhe kongresi, disa salla për seminare, një dhomë muze për prezantimin e florës dhe faunës së zonës së mbrojtur Monumenti Natyror “Burimet e Vevçanit” dhe malit Jabllanica. Ekziston një qendër informacioni, një dyqan suveniresh, një galeri e hapur për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Vevçanit, me pajisje për rregullimin funksional të një qendre turistike multimediale dhe për hartimin dhe printimin e materialeve promovuese, si dhe dhoma me përmbajtje të tjera shoqëruese të tilla siç janë salla e fitnesit dhe bodibulldingut.
Kryeministri Zaev theksoi se Qendra Turistike “Vevçani” është Qendër siç do ta dëshironin edhe mjediset më moderne komunale evropiane. Para se të rikonstuohet ky objekt, ishte ndërtesë e shkollës së vjetër fillore “Strasho Pinxhur” – Vevçan. Vetë objekti përfaqësonte ndërtim impozant nga viti 1948 deri 1951 nga ana e ndërtuesve të Vevçanit dhe pikërisht pasardhësit e atyre ndërtuesve morën pjesë në revitalizimin e saj.
Sipas tij, në vend që të lihet në rrënojat e kohës, me një çati krejtësisht të rrënuar dhe të dëmtuar, sot në qendër të Vevçanit ka një ndërtesë moderne e cila, siç tha ai, i ruan tiparet arkitekturore si një monument për ndërtuesit e saj , por mori një funksion të ri në përputhje me nevojat e reja të komunitetit dhe rajonit.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qendra Turistike “Vevçan” është pjesë e Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, e cila zbatohet në bashkëpunim të përbashkët ndërmjet Qeverisë, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe zyrës së Bankës Botërore, përmes së cilës zbatohen 57 nënprojekte në 10 destinacione turistike.
Kryetari i Vevçanit, Jankoski tha se me realizimin e këtij projekti përfundimisht është realizuar ëndrra e banorëve të Vevçanit për rikontruim të ndërtesës së vjetër të shkollës. Me Qendrën Turistike, siç theksoi, hapen mundësi për zhvillim të kapaciteteve lokale dhe përmirësim të atraktivitetit të komunës, të Strugës dhe Ohrit dhe rajonit më të gjerë.